Përplaset “BMW” me “Ford”, shoferët dhe pasagjerët përfundojnë në spital

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, ku një automjet tip BMW është përplasur me një mjet tip Ford.

Policia lokale bën me dije se kanë mbetur të plagosur drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Në unazën e qytetit Elbasan, pranë stacionit të trenit, mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin I.D., është përplasur me mjetin tip “Ford” me drejtues shtetasin A.K,

Si pasojë e aksident janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e mjeteve dhe 2 pasagjerë, të cilët ndodhen në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

panorama