Dalin pamjet nga aksidenti me vdekje, i aksidentuari i shtrirë në rrugë (Video)

Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë,ku një këmbësor 80-vjeçar me iniciale R.D është përplasur nga një automjet dhe ka ndërruar jetë.

Gazetarja Diamila Leka siguron pamjet për Gazetën “Shekulli”, nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak momente më parë te Shkëmbi Kavajës.

Drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” me iniciale D.Gj është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.