Përplaset kamioneta dhe pikapi në Deçan, dyshohet për të lënduar

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e mos kujdesisë në trafikun rrugor, kanë ndodhur 46 aksidente.

Ndërsa, një i tillë u shënua edhe në mëngjesin e sotëm, shkruan Indeksonline.

Aksidenti ka ndodhur në Llukë të Deçanit, ku janë përplasur një kamionetë dhe një pikap.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë, derisa dyshohet për të lënduar, të cilët edhe kanë kërkuar tretman mjekësor.