Përplaset nga autoambulanca, ndërron jetë 70-vjeçarja

Një autoambulancë në Tiranë ka përplasur ditën e sotme një këmbësore, e cila si pasojë ka ndërruar jetë.

E moshuara Fatime Sefa është aksidentuar në rrugën ‘Ferit Xhajko’, pranë ish-restorant ‘Durrësi’.

Policia njofton, se drejtuesi i mjetit me inicialet H. G ka humbur kontrollin e mjetit.

Sipas dëshmitarëve, gruaja pas aksidentit kishte marrë plagë në të gjithë trupin dhe dëmtime të shumta në fytyrë. Fatkeqësisht, 70 vjeçarja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

shqiptarja.com