Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, disa të lënduar

Një aksident i rëndë në mes dy automjeteve ka ndodhur në magjistralen Prishtinë Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.

Sipas informatave në aksident janë lënduar disa persona, të cilët janë parë të shtrirë në rrugë.

Aty më vonë kanë dal edhe policia dhe autoambulanca. Ndërkohë, janë shkaktuar edhe kolona të gjata.