Përplasja me armë në Laç, vdes edhe personi i dytë në sallë të operacionit/emrat

Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë pasi janë qëlluar me armë gjatë një konflikti në lagjen nr.1 të qytetit të Laçit. Në konflikt janë përfshirë disa të rinj, konflikt që më pas ka degraduar në përdorimin e armëve të zjarrit.

Dy personat e plagosur rëndë janë sjellë në Tiranë në një spital privat.

Kanë ndërruar jetë në sallën e operacionit të spitali privat në Tiranë dy personat e plagosur.

Dy personat nuk mundën t’i mbijetonin dot plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Viktimat janë identifikuar si Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi 30-vjeç.

Mikel Jushi
Jani Jushi