Përsëri breshër në Slloveni (foto)

Disa pjesë të Sllovenisë qendore sot gjatë pasditës u përfshinë nga rrebeshe të izoluara por të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat prodhuan edhe breshër.

Reshjet erdhën si pasojë e një fronti të dobët të ftohtë ajror i cili në kontakt me masat e nxehta ajrore shkaktojë destabilizim të fuqishëm të atmosferës në atë rajon, transmeton meteobalkan.

Stuhi të fuqishme verore gjatë pasditës së sotme pati edhe në Bavari të Gjermanisë, pastaj në Poloni, Sllovaki etj.

Pamjet e breshërit janë nga Sllovenia, kurse pamjet nga vranësirat e stuhive na vijnë nga Polonia: