Persona të armatosur sulmojnë Policinë e Kosovës në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 23:00 në fshatin Serbovc të Zveçanit, persona të armatosur kanë sulmuar pjesëtarët e policisë, raporton Fokusi.info.

Sipas PK-së, sulmuesit kishin armë të gjata dhe aktin e kryen nga një automjet i tipit Audi, ngjyrë hiri, me targa KM.

Bëhet e ditur se nga kjo një polic është lënduar lehtë, kurse vetura e policisë është dëmtuar mjaft.

“Njësitet relevante policore kanë dalë në vendngjarje, për të kryer hetimet, kurse zyrtari policor i lënduar është transportuar në QKMF për ofrimin e ndihmës mjekësore”, thuhet në njoftim.