Aksident i pazakontë në Prizren, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në Prizren, ku dy motoçikleta janë përplasur me njëra-tjetrën

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Prizren , ku si pasojë e aksidentit dy ngasësit e motoçikletave kanë pësuar lëndime trupore.

Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve të rënda është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman të mëtejmë.