Personat e vaksinuar kanë 65% më pak gjasa të transmetojnë virusin

Sipas një studimi të fundit, njerëzit e infektuar me mutacionin Delta vonohen të shfaqin simptomat e COVID-19, por në të njëjtën kohë  janë në gjendje të transmetojnë virusin SARS-CoV-2.

U studiuan analizat  nga 101 vullnetarë në Kinë të infektuar me mutacionin Delta midis muajit maj dhe qershor 2021, si dhe analizat nga kontaktet e ngushta të këtyre njerëzve.

U zbulua se në këtë rast duhen mesatarisht 6.3 ditë për të zhvilluar simptoma dhe 5.5 ditë për të dalë pozitiv tamponi, duke lënë një 0.8 ditë për infeksion pa simptoma.

Gjithashtu u zbulua se personat e infektuar me mutacionin Delta kishin ngarkesa më të larta virale në organismin e tyre. Si rezultat, 74% e infeksioneve ndodhën gjatë fazës para-simptomatike.

Studiuesit gjithashtu llogaritën numrin bazë të riprodhimit, ose R0, i cili është numri mesatar i njerëzve tek të cilët çdo person i infektuar transmeton virusin në një popullatë të ndjeshme.

Mutacioni Delta u vlerësua të ketë një R0 prej 6.4, shumë më të lartë se R0 prej 2 deri në 4 të llogaritur për formën origjinale SARS-CoV-2.

Hulumtimet tregojnë se si ky mutacion arriti të dominojë botën në pak kohë. Një numër i vogël i pjesëmarrësve në studim zhvilluan mutacionin Delta, gjatë marrjes së të dy dozave të vaksinës.

Sidoqoftë, tek këta individët ngarkesa virale u zvogëlua, veçanërisht në kulmin e infeksionit.

Njerëzit e vaksinuar kishin gjithashtu 65% më pak të ngjarë se njerëzit e pavaksinuar për të transmetuar virusin te të tjerët.

Ky vëzhgim është garant, se vaksinat mbeten efektive dhe janë ‘arma’ jonë më e rëndësishme ndaj pandemisë./Fokusi.info/