Grenell: Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd

Emisari Special i SHBA-ve për dialogun, Richard Grenell, ka shkruar për takimet që ka pasur në Kosovë dhe Serbi në kuadër të implementimit të marrëveshjes së arritur më 4 shtator.

Në një postim në Twitter, ai ka publikuar fotografinë nga dorështrëngimi mes krerëve të Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë sot në Beograd.

Këto takime, Grenell i ka quajtur si “progres të jashtëzakonshëm” të Kosovës dhe Serbisë.

“Liderët e Odave Ekonomike të Kosovës njoftojnë se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump. Progres i jashtëzakonshëm i Prishtinës dhe Beogradit këtë javë”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1308421388114460676?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1308421388114460676%7Ctwgr%5Eshare_3&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button