Personi i ndaluar tenton të arratiset gjatë seancës dëgjimore

Një person i ndaluar ka tentuar të arratiset nga gjykata në Prishtinë, gjatë një seance dëgjimore.

Rasti është cilësuar pengim i personit zyrtar/tentim arratisje e personit të privuar nga liria, njofton policia.

Pallati i Drejtësisë 13.09.2022-10:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës dëgjimore në gjykatë kundër tij, kishte tentuar që me forcë të largohej nga seanca. Gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti ka pranuar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është informuar prokurori me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.