Personi nga Istogu që u mbyt dje me traktor është veteran i luftës së UÇK-së

Një person dje në Istog ka vdekur pasi është rrokullisur me traktor në bjeshkët e fshatit Uçë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, ndërsa mosha e tij është e rreth të 60-ve.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Prokurori i rastit ka urdhëruar që trupi i pajetë i personit t’i dorëzohet familjarëve për ceremoninë mortore.

Fokusi.info, merr vesh nga burime brenda rrethit familjar se personi në fjalë është veterani i luftës së UÇK-së Feriz Haxhiaj nga fshati Rakosh K.K Istog, dhe varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 14:00 në fshatin Rakosh.