Përurohen shtatoret e heronjve Rasim Kiçina dhe Bedri Shala

Sot në Drenas zbulohen shtatoret e heronjve, Rasim Kiçina dhe Bedri Shala.

Zbulimi i shtatorëve bëhet në Sheshin “Fehmi Lladrovci”, duke filluar nga ora 12:00.

Me këtë rast do të mbahet edhe një manifestim, ku veç qytetarëve, do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të shtetit të Kosovës.