Përveç Blinken’it, Kurti e ‘godet’ edhe Escobar’in: Nuk kemi kryetar komunash të ‘Zoom’

Përveç Blinken’it, Kurti e ‘godet’ edhe Escobar’in: Nuk kemi kryetar komunash të ‘Zoom’

Ndonëse jemi një shtet i vogël dhe i brishtë, ndërsa SHBA’të Kosova i konsideron si vendin më mikë dhe që ka qenë ndihmësja më e madhe në shtet-ndërtimin e Kosovës, kështu nuk po mendon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili këshillat e SHBA’së, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, si naive dhe të gabuara, shkruan Gazeta Metro.

Kurti përveç që e ka thënë fjalë të pamatura ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, duke ja cilësuar si naive këshillat e tij për Kosovën, ai gjithashtu ka folur edhe për Escobar.

Ai tha se Escobar kishte kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të zhvendosnin kryetarët e komunave në objekte të tjera, ose të punonin nga shtëpia, një kërkesë që ai e kishte refuzuar.

Kurti duke iu përgjigjur Escobarit, me një lehtësi të paduruar ka refuzuar kërkesat fillestare amerikan, duke i thënë se Kosova nuk ka kryetar komunash të “Zoom”.

“Nuk mund të kemi kryetar komunash të ‘Zoom-i’, ne jemi republikë demokratike. Një republikë demokratike nuk mund t’i dorëzohet milicisë fashiste,” tha ai.