Kurti, deputetëve: Votojeni buxhetin, shkak koronavirusi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e mbajtur për votimin e buxhetit, ju ka drejtuar deputetëve të Kuvendit që të votojnë buxhetin, sot.

Sipas tij, kjo nguti erdhi për shkak të pandemisë së koronavirusit në Kosovë.Kurti ka thënë se ende nuk dihet se në ç’situatë do të ndodhet Kosova pas disa ditëve.

“Kjo situatë është e pazakonshme dhe në kuptimin se ne nuk e kemi hasur në këtë legjislaturë, prej çlirimit e këtej, bëhet fjalë për një pandemi botërore. Edhe ne nuk do të dëshironim që gjithçka të bëhet brenda një dite.Nuk e dimë se çfarë do të ndodh me koronavirusin.

Kemi krijuar komisione të posaçme dhe po bëjmë maksimumin tonë më angazhime të reja.Ne nuk mund të kemi buxhet të ri pa pasur buxhetin për 2020. Duke pasur parasysh rrethanat që ne ndodhemi ju ftoj që ta kalojmë sot buxhetin.

Duke theksuar që ky buxhet nuk është i ri qysh është qeveria e re. 326 milionë euro janë obligime. Buxheti i vitit 2020 nuk është i ri siç Qeveria jonë, pasiqë nuk jemi në muajin nëntor 2019 por në mars të 2020”, ka thënë Kurti.