Pesëvjeçari këmbëzbathur barti foshnjën për më shumë se 500 metra në minus 30 gradë, kur i panë fqinjët i telefonuan policisë

Një djalë 5-vjeç që kishte mbetur vetëm në shtëpi në një fshat në Alaskë të SHBA-ve, kishte marrë me vete foshnjën njëvjeçar për më shumë së gjysmë kilometri, në temperaturat prej minus 30 gradë celsius.

Edhe pse kishte vetëm çorape të mbathura, ky vogëlushi vendosi që motrën apo vëllanë pasi nuk raportohet për gjininë e foshnjës, që do ta dërgojë te fqinjët pasi kishte mbetur pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.

Policia e Alaskës ka njoftuar se vogëlushi dhe foshnja kishin mbetur vetëm në shtëpi në fshatin Vinita. Ata ishin frikësuar kur befasisht mbetën pa energji elektrike, pasi që në shtëpi nuk ishte askush tjetër i moshës madhore, kështu vendosi që së bashku me foshnjën të marrë rrugën për te fqinjët.

Vinita si të gjitha fshatrat tjera thellë në Alaskë shënojnë temperatura të ulëta gjatë vitit, kurse në dimër ato bien deri në minus 40 gradë celsius.

Megjithatë dyshja në fund arritën të fqinjët, që kur i panë i telefonuan menjëherë policisë dhe ndihmës së shpejtë. Ata i kishte lënë në shtëpi vetëm Julie Piter, 37-vjeçe, e cila është arrestuar nga policia duke mos specifikuar nëse ajo është e ëma e tyre.