Pësoi infarkt natën e rezultateve të zgjedhjeve, duke “i dhënë shumë zor për LDK-në”! Gjendja shëndetësore e tij tani

Stabilizohet gjendja e qytetarit që pësoi infarkt në natën e rezultateve të zgjedhjeve.Ish-deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, sot në Repartin e Neurologjisë ka vizituar një pacient, i cili në natën e rezultateve të zgjedhjeve pati pësuar infarkt në tru.

Avdyli ka treguar se gjendja e tij është stabile, derisa ka thënë se duke i dhënë zor për LDK-në e Vjosa Osmanin ai u bë për spital.

Ky është postimi i ish-deputetit:

Sapo vizitova pacientin në Neurologji E.E. nga Reçaku i cili në natën e rezultateve të zgjedhjeve ka pësuar infarkt të trurit. Gjendja e tij stabile për jetë, por me parezë të anës së majtë.

Shumë i dha zor për LDK-në e Vjosën tha gruaja e tij. Kur pacientit i thashë që Vjosa është interesuar për shëndetin tënd, e të ka bë të fala dhe enkas për ty unë kam ardhë sot, tha shkurt mos ban bre hajgare, a përnime a. Duke u përshendet, m’u drejtua, gjithmonë isha dhe do jem me LDK-në.