Petkoviqit i lejohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të zyrës serbe në Kosovë, Petar Petkoviqit, i është lejuar hyrja në Kosovë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Përmes njoftimit, MPJD-ja thotë se Petkoviqi do qëndrojë në Kosovë më 16-17 mars derisa kërkesa është bazuar në Marrëveshja për vizitat zyrtare e nënshkruar në Bruksel më 2014.

“MPJD e Republikës së Kosovës kërkon që gjatë kësaj vizite të respektohet protokolli dhe agjenda nga ana e z. Petkoviq, si dhe të përmbahet nga deklaratat politike, gjuha nxitëse dhe nga retorikat kundër shtetit të Kosovës. Mosrespektimi i agjendës dhe deklaratat politike kundër shtetësisë së Republikës së Kosovës do të ndikojnë në refuzimin e vizitave të tjera nga Serbia”, thuhet në njoftim.