Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit ndaj konsullatës së Kosovës në Francë

624

Haradinaj kërkon nga organet franceze që të kapen autorët e sulmit ndaj konsullatës së Kosovës atje.

Ja reagimi i plotë në Facebook:

“Sulmi që ka ndodhur mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, me ç’rast janë shkatërruar simbolet shtetërore, është një akt i papranueshëm që cënon integritetin e shtetit të Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit.

Kërkoj nga organet franceze që të zbulojnë dhe të kapin autorët e sulmit dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.”