Pezullimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë, PDK kërkon të merret një masë e përkohshme

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila ka vendosur që të pezullojë përkohësisht ekzekutimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në një konferencë për medie ka kërkuar që deri sa ky vendimit të anulohet të merret një masë e përkohshëm dhe të pezullohet implementimi i vendimit për shtrenjtimin e energjisë elektrik, shkruan Demokracia.com.

“PDK përmes një ankese në Gjykatës Themelore të Prishtinës ka arritur ta pezulloj vendimin e ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë në 100 për qind dhe kemi punuar në vazhdimësi që ta kundërshtojmë këtë vendim të paligjshëm, këtë vendim i cili ka qenë në shpërpushje të plotë me bazën ligjore në të cilën është marrë, ky vendim i cili ka qenë jashtëzakonisht i dëmshëm për çdo familje në republikën e Kosovës. Shtrenjtimi i energjisë elektrike duke qenë edhe diskriminuese në baza etnike dhe territorial ka qenë i pa tejkalueshëm dhe gjykata ka bërë jashtëzakonisht mirë që ka marrë një vendim në favor të interesit publik të Kosovës. Prandaj i bëjmë thirrje ZRRE-së, të gjithë akterve të cilët kanë qenë të angazhuar në shtrenjtimin e energjisë elektrike, zyrës së Kryeministrit, Kryeministrit Kurti, zyrës së Presidentes dhe Presidentes Osmani, LVV, të gjitha këtyre institucioneve të cilat kanë qenë të angazhuara në shtrenjtimin e energjisë elektrike të respektojnë vendimin e gjykatës në pezullimin e vendimit të ZRRE-së. Ne pra krahas kërkesës tonë për ta anuluar këtë vendim të ZRRE-së, po ashtu kemi kërkuar që deri sa të vjen koha që ky vendimit të anulohet të merret një masë e përkohshëm dhe të pezullohet implementimi i vendimit”, tha Tahiri.

Ai tha më tej se PDK është angazhuar shumë sa i përketë anulimit të këtij vendimi për rritjen e çmimit të energjisë, duke thënë se kjo rritje ka prekur secilën familje në Kosovë.