Pezullimi nga Kushtetuesja i Ligjit për paga po konsiderohet i dëmshëm për mjekët

Mes shumë qytetarëve që viteve të fundit lëshuan Kosovën në kërkim të një jete më të mirë në vendet e Evropës, është edhe një numër i mjekëve.

Oda e Mjekëve të Kosovës ka lëshuar dokumente për 215 mjekë të cilët e kanë kërkuar që të punojnë jashtë Kosovës, mirëpo nga kjo odë, theksojnë se nuk kanë të dhëna të sakta se sa prej tyre kanë arritur të dalin jashtë vendit.

Ligji i ri për Paga është suspenduar nga Gjykata Kushtetuese, deri në fund të marsit, pas dhjetëra ankesave për pabarazi ndërmjet kategorive në nivel vendi dhe pagat nuk janë marrë me rritje nga dhjetori i 2019-s, ashtu siç ishte premtuar.