Pezullohet mësimi në këtë qytet të Kosovës!

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës, komuna e Kamenicës ka pezulluar mësimin nëpër shkollat fillore dhe ato të mesme.

Drejtoria e Arsimit në komunën e Kamenicës ka njoftuar se ka pezulluar mësimin në të gjitha shkollat.

Arsyeja e mos mbajtjes së mësimit janë reshjet e mëdha të borës.

Kujtojmë se pezullimi i mësimit për një ditë ka ndodhur edhe në Dragash e Istog./gazetametro.net