Pipero: Ja kush duhet të mbajë maskë në rrugë

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero, i është kthyer edhe njëherë sot debatin për përdorimin apo të maskës. Në një lidhje direkte me emisionin “Zonë e Lirë”, Pipero tha se në rrugë nuk duhet të mbahet maska, por duhet pasur kujdes kur futemi në ambiente të mbyllura.

Më tej ai shtoi se Policët duhet të mbajnë maskën kur janë në shërbim, pasi janë në komunkim me njerëz të tjerë, e shtoi se me rikthimin e mësimit në universitete pedagogët dhe studentët duhet të respektojnë të gjitha rregullat.“Maska duhet të vendoset në ambiente publike, nuk është e nevojshme të vendoset kur jeni në rrugë. Polici sigurisht duhet ta ketë. Duhet medoemos të mbahet maska me studentët kur jeni në ambiente të mbyllura”, u shpreh Pipero ne “Zonë e Lirë”