Pipero: Kujtojnë se kam koronën, njerëzit më mbajnë distancë, familjarët më…

Pëllumb Pipero i ftuar sonte në emisionin “Open” në Top Channel, u shpreh se gjatë kësaj kohe i është dashur që të ruaj distancën me familjarët e tij, duke qenë se ai është shumë i ekspozuar ndaj Covid-19.

Mjeku tregoi se edhe njerëzit në jetën e përditshme i mbajnë distancë.

“Më ka ndodhur edhe mua. Më kanë kujdes se kujtojnë se kam koronën me vete. Që kujdes, mbaj distancën duke qenë se jam mjek. Normalisht që jam më i ekspozuar. Mos kujtoni se familjarët më rrinë shumë afër. Sigurish, koha e ekspozimit bashkë është vetëm disa minuta. Është një situatë jo e këndshme por e domosdoshme për të qenë të kujdesshëm”, tha Pipero.