Haradinaj emëron edhe një këshilltar

Kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar sot këshilltar të jashtëm politik Shkëlzen Sopjanin.

“Sot kam emëruar avokatin dhe ish Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Shkëlzen Sopjanin, Këshilltar të Jashtëm Politik.

Njohuritë dhe ekspertiza e tij do t’i shërbejnë politikëbërjes sa më të avancuar dhe efektive”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.