Pipero: Vaksinën anti COVID-19 do t’a bëj live në studio televizive!

Mjeku Pipero theksoi se do të jetë ndër të parët që do e marrë këtë vaksinë sapo ajo të mbërrijë në Shqipëri.

Ndërkohë, Pediatrja Gjeorgjina Kuli ka folur në lidhje me efektet anësore të vaksinës anti-COVID, duke thënë se asnjë vaksinë nuk është 100% e sigurt.

Gjeorgjina Kuli: Asnjë vaksinë nuk është 100% e sigurt, e them për efektet anësore, jo për proteksionin.

Ka afekte anësore të rëndësishme dhe efekte anësore jo të rëndësishme siç mund të jetë një temperaturë e lehtë. Është herët dhe nuk mund të japim përgjigje 100% .

Blendi Fevziu: Personalisht do ta bëje vaksinën?

Gjeorgjina Kuli: Unë mezi po pres në fakt, se jam e pa sëmurur.

Blendi Fevziu: Pipero do ta bëje?

Pëllumb Pipero: Po, po, do ta bëj i pari, do ta bëj në studio, live. Por, përgjithësisht vaksinat japin shumë pak efekte anësore afat largëta, nëse japin e kanë afat shkurtra. Efekte anësore e një vaksine quhet dhe skuqja./Opinion.al