Pjesë e misionit të NATO-s/ Anija ”Butrinti” kthehet në atdhe (video)

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se është kthyer në atdhe ekuipazhi dhe anija ‘Butrinti’. Kjo anije ka qenë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje dhe pas patrullimit dhe përfundimit të misionit është kthyer së bashku me ekuipazhin.

Xhaçka ka postuar edhe një video ku anija ‘Butrinti’ shfaqet në brigjet e detit dhe njofton se tashmë ajo është zëvendësuar nga anija “Oriku”.

‘Anija “Butrinti” dhe ekuipazhi i saj u kthyen në atdhe pas patrullimit në misionin e NATO-s në detin Egje, ku u zëvendësuan nga kolegët e tyre dhe anija “Oriku”’, shkruan Xhaçka.