Pjesëtarja e Policisë së Kosovës vuan nga Leukemia Akute, ka nevojë për ndihmë

Pjesëtarja e Policisë së Kosovës Visare Hyseni është diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute.

Ajo ka nevojë për ndihmë nga njerëzit vullnetmirë.

Klan Kosova ka kontaktuar me familjarët për të marrë më shumë informacione. Nga familja i thanë Klan Kosovës se trajtimi kushton 155 mijë euro.

“Është diagnostifikuar me këtë sëmundje. Trajtimi duhet të bëhet jashtë vendit. Mbrëmë e kemi nisur për Turqi. 155 mijë euro kushton transplantimi i palcës dhe kimioterapia. Është problem familja për ta siguruar këtë shumë”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas familjarëve të polices, i ka ndarë 30 mijë euro.

“Ministria e Shëndetësisë i ka dhënë 30 mijë euro. Pa këtë letër nuk të pranojnë as në spital. E kemi marrë letrën nga Ministria dhe është nisur për në Turqi”.

Njerëzit vullnetmirë mund ta ndihmojnë Visaren nëpërmjet llogarisë: (Raiffeisen Bank) Sabrije Hyseni (Nëna), XKO 0515 060 4000 1180073, ose të kontaktojnë në numrin e telefonit: +383 49 244 054.