Plagosen rëndë babë e bijë në trotuar nga rënia e skelës në Tiranë

Dalin detajet e para nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet, ku skela e një pallati në ndërtim ka rënë duke plagosur dy qytetarë.

Ngjarka ka ndodhur në zonën e ish-Parkut të Autobuzave, ku një pjesë e skelës së një pallati në ndërtim ka rënë duke zënë poshtë dy kalimtarë, babë e bijë.

Të plagosurit janë transportuar në spital. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia që ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Të tjera detaje pritet të mësohen në vijim mbi këtë ngjarje.

OraNews