Plagoset 60-vjeçari në Korçë, humb kontrollin e motorit dhe del nga rruga

Një aksident rrugor ndodhi në aksin rrugor Korçë-Voskop pranë “Urës së Turanit”, ku një 60-vjeçar me inicialet banues në Voskop mbeti i plgosur. 60-vjeçari humbi drejtimin e motorit dhe përfundoi jashtë rruge.

Ai u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

“Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes”, thotë policia e Korçës në një njoftim paraprak.

shqiptarja.com