Klinaku: Falë sakrificës së tyre e gëzojmë këtë liri që e kemi sot

U.d kryetari i OVL-UÇK, Faton Klinaku, në nderim të heroit Bahri Fazliu bëri homazhe bashkë me familjarë dhe shokë të luftës së Bahri Fazliut.

Klinaku tha se kur nderojmë dëshmorët duhet ta kemi parasysh që si rezultat i luftës, sakrificës së tyre e gëzojmë edhe këtë liri që e kemi sot.

“Sot nderuam heroin Bahri Fazliu një bashkë themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në atë kohë i rënë në Bogiqe të Plavës në kufirin shqiptaro-shqiptarë. Kur i nderojmë dëshmorët natyrisht që duhet ta kemi parasysh që si rezultat i luftës, sakrificës së tyre e gëzojmë edhe këtë liri që e kemi sot edhe pse kjo liri do duhej ta kishte brenda vetës edhe betimin që kishte lufta jonë çlirimtare, pra çlirimin nga pushtuesi dhe bashkimin e trojeve tona shqiptare”, tha Klinaku./arbresh.info/