Plagoset menaxheri i “On Records”

Para pak çastesh ka ndodhur një plagosje në Prishtinë.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për menaxherin e “On Records”, Met Elshani.

Ndërkohë sipas raportimit të Gazeta Express, klika e reperit të njohur kosovar, Feros, është përfshirë në një përleshje fizike me disa kundërshtarë të tyre. Nga kjo ngjarje dyshohet se ka mbetur i plagosur dikush nga shokët e Feros. Rasti ka ndodhur në lagjen “Dardania” të Prishtinës.