Nga sot, hyn në fuqi marrëveshja e Roaming-ut (Tarifat e aplikuara janë të bashkangjitura) për vendet e Ballkanit Perendimorë

Duke filluar nga sot, qytetarët dhe bizneset në Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi do të paguajnë më pak gjatë përdorimit të telefonave të tyre celularë brenda rajonit.

Kjo për shkak të hyrjes në fuqi të marrëveshjes së Roamingut, ku thirrjet telefonike do të bëhen deri në tetë herë më të lira. Marrëveshja e re e Roamingut rajonal është hapi i parë i reduktimit të mëtejshëm të tarifave që priten të ulen që nga 1 Janari 2020.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor më 4 Prill në Beograd dhe konsiderohet si një arritje e rëndësishme e axhendës dixhitale për rajonin, të nisur nga Komisioni Evropian në Qershor 2018.

Në një postim të tij në Facebook, ministri Lluka, shtoi:

Të dashur miq,

Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar në Beograd, në Prill të këtij viti.

Nga sot, ju mund të flisni me çmime mbi 90% më të lira në tërë vendet e ballkanit perendimor, përfshirë Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnën dhe Serbinë.

Nga sot, tarifat janë zbritur drastikisht por, brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021).

Pra nga sot, kudo që jeni në njërin nga shtetet e lartëpërmendura, ju mund të bëni thirrje për 15 cent për minut, mund të pranoni thirrje për 4 cent për minut, mund të dërgoni mesazh për 4 cent për mesazh dhe mund të përdorni internet për 4 cent për MB.

Tarifat e aplikiuara janë të bashkangjitura.

Komunikim të këndshëm kudo që udhëtoni!

Ju lutem ndani me miq që të informohen të gjithë.