Plagoset një 17-vjeçar në fshatin Mulliq të Gjakovës

Një djalë 17-vjeçar është plagosur sot gjatë kohës sa kishte dalur për ecje me shokë, në malin e fshatit Mulliq, raporton Gazeta Sinjali.

Viktima ka pësuar lëndime trupore nga pushka ajrore dhe sipas policisë është plagosur aksidentalisht, nga njëri prej shokëve që ishte në mal me të.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Drejtori i Policisë Rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta.

Graishta tha se personi i dyshuar është arrestuar dhe po intervistohet nga policia.

“Rreth orës 16:00, Spitali Rajonal na ka njoftuar se personi 17 vjeçar, i cili me dy shokë ka dalë në mal për shëtitje, ka pësuar lëndime trupore. Aksidentalisht njëri prej shokëve e ka plagosur me një pushkë ajrore. Mjeku ka konstatuar se plagët kanë mundur të shkaktohen nga arma e zjarrit, por, gjatë intervenimit kirurgjik është vërejtur se bëhet fjalë për pushkë ajrore. I dyshuari është arrestuar dhe është duke u intervistuar, ndërsa arma është konfisku”, konfirmoi Graishta.