Plagosja me armë në zyrën elektorale të PD-së në Kavajë, arrestohen 3 autorët

Një incident i rëndë u rregjistrua mbrëmjen e së hënës në Kavajë, ku në një nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë, u plagos me armë zjarri sekretari i kësaj force politike, Bledar Okshtuni.

Mësohet se personi që ka qëlluar është Ndriçim Jonuzi, me të kaluar kriminale, i cili mbante dhe mbiemrin Tahiri. Në prangat e policisë kanë rënë edhe dy persona të tjerë, Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Të tre këta persona ndodhen në Komisariatin e Kavajës, dhe akuzohen si autor të plagosjes me armë të sekretarit të PD-së, Bledi Okshtuni.