Plagosje në një qendër tregtare në Prishtinë

Sot rreth orës 15:00 policia ka pranuar një informatë se në një qendër tregtare në rrugën “B” në Prishtinë, një person është lënduar.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Lidhur me këtë rast është arrestuar e dyshuara (femër).

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.