Haxhiu: Si humanist që jam, Mujës i kam dërguar picë kur ishte i arrestuar për korrupsion

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka bërë të ditur se i ka dërguar picë Armend Mujës kur ka qenë i arrestuar për korrupsion.

Nga foltorja e Kuvendit, ai ka thënë se nuk ka ushtruar ndikim për lirimin e Mujës.

“Është e vërtetë që kur Muja ka qenë i arrestuar për korrupsion, me kërkesë të familjarëve të tij, ia kam dërguar një picë, si humanist që jam. Por nuk kam bërë asnjë ndikim për lirimin e tij. Me kërkesën e familjarëve, ia kam dërguar një picë për me ngrënë, nuk kishte ngrënë prej mëngjesit”.