“Plot me Porche dhe makina të tjera luksoze”/ Anija e mallrave merr flakë në mes të Oqeanit Atlantik, ja çfarë ndodhi me 22 personat në bord

Një anije mallrash e braktisur e mbushur plot me makina ka mbëtur në mes të Oqeanin Atlantik, ndërsa është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm.

Mësohet se anija transportonte mallra, duke përfshirë Porshe dhe Volksëagen, nga Emden, Gjermani në Davisville, Rhode Island.

Në kohën e shpërthimit të zjarrit, anija po lundronte 90 milje detare në jugperëndim të Azores të Portugalisë, sipas një deklarate të mërkurën nga Marina Portugeze.

Pasi zjarri shpërtheu në ngarkesë, ai u përhap dhe detyroi të gjithë 22 anëtarët e ekuipazhit të braktisnin anijen. Sipas një deklarate tjetër të Marinës Portugeze, ekuipazhi u mor në mënyrë të sigurt dhe u dërgua në një hotel lokal.

Porsche konfirmoi për CNN Business se një numër i madh i makinave të saj.

Volkswagen gjithashtu ka klientë që presin automjete në anijen e ngarkesave që digjet.

Felicity Ace mund të transportojë mbi 17,000 tonë metrikë ngarkesë, sipas Associated Press, me ndoshta mijëra makina në bord. Marina Portugeze tha se zjarri është ende aktiv dhe anija po monitorohet nga një tjetër anije patrullimi.

faxweb.al