Shpërthim i ri tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut

Një shpërthim i ri është dëgjuar këto momente tek Tre Rrokaqiejt në Mitrovicë të Veriut, njofton Klan Kosova.

Edhe gjatë ditës ka pasur të shtëna dhe shpërthime në pjesën veriore dhe këto i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Në njoftimin e policisë është theksuar se nuk ka persona të lënduar si pasojë e shpërthimeve.