“Po dëshiron konflikt”, Grenell me shkrim kundër Kurtit: Krejt e dinë që s’është si Hashim Thaçi

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar pas kritikave ndaj Qeverisë Kurti rreth vendimit për dinarin.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Grenell ka thënë se ekipi i presidentit aktual, Joe Biden është tri vjet me vonesë në thirrjet“ndaj vendimeve të njënashme” të Kurtit.

“Të gjithë e dinë që ai s’është Hashim Thaçi” – ka thënë Grenell.

Sipas ish-emisarit, kjo është arsyeja pse shitja e raketave Javelin te Kurti është shumë e rrezikshme.

“Ky njeri është i pamatur dhe po kërkon të fillojë një konflikt.” – ka shkruar ai në fund.