E rëndë në Greqi, shqiptari lyen me benzinë gruan dhe i vë flakën

Një burrë shqiptar ka tentuar të djegë gruan e tij në Kalamata të Greqisë. Mediat greke shkruajnë se 45-vjeçari e ka lyer gruan e tij me benzinë, shqiptare gjithashtu, dhe i ka vënë flakën.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë vënë re flakët në banesë dhe kanë lajmëruar autoritetet përkatëse, përfshirë edhe zjarrfikësen.

Gruaja, aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa shqiptari ka përfunduar i plagosur lehtë, për shkak të flakëve.

Të njëtat media shkruajnë se çifti kishte konflikte prej kohësh dhe se tentativa e vrasjes ka ardhur si pasojë e një sherri momental.