Po ecnin anash rrugës, makina përplas fëmijën dhe të rriturin

Një tjetër aksident i rëndë regjistrohet ne Lezhë.

Një makine tip fouristradë ka përplasur një të rritur dhe një fëmijë në aksin rrugor Lezhë-Milot në hyrje të qytetit të Lezhës. 2 të aksidentuarit të cilët i përkasin komunitetit rom, kanë qen duke ecur në këmbë në anë të rrugës kur janë përplasur nga mjeti tip fouristrade.

Burime nga spitali bëjnë me dije se njëri nga të aksidentuarit është rreth 35 vjeç dhe ka fraktura të shumta në trup dhe këmbë, ndërsa fëmija që ishte me të ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Të dy janë transportuar për në spitalin e Lezhës, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes duke hetuar per shkaqet e këtij aksidenti.

Top Channel