Trump: Do e gjejmë zgjidhjen shumë shpejt për Covid-19

Presidenti i SHBA, Donald Trump në një konferencë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë teksa shprehet se qeveria e tij po bën gjithçka për të mirën e qytetarëve në këtë kohë koronavirusi, ka njoftuar se ka miratuar disa mjekime të reja.

Trump thotë se një mjekim kundër malarias ka treguar rezultate kundër virusit vdekjeprurës COVID-19, ndërsa ka shprehur besimin se këto mjekime do japin rezultate pozitive.

‘Kemi miratuar mjekime të reja dhe ky është sukses.

Tashmë kemi disa opsione mjekimesh për COVID-19.

Do të mblidhen të dhëna për mjekime që funksionojnë. Një mjekim kundër malarias ka treguar rezultate.

Do bëjmë të mundur përdorimin e menjëhershëm të mjekimit dhe sigurisht që në të ardhmen do punojmë për një vaksinë’, tha Trump.

SYRI.net