Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj

Ali Ahmeti është ftuar nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Këtë informacion e ka konfirmuar vetë Ahmeti për TV21.

“Po, është e vërtetë. Më ka ftuar Specialja dhe do të shkoj”, tha Ahmeti.

Ahmeti është ftuar nga Specialja në rolin e dëshmitarit.

Paraprakisht Gjykata Speciale intervistoi presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në lidhje me luftën e Kosovës me Serbinë. Nuk dihet nëse edhe ftesa e Ahmetit ka të bëj me intervistimin ose jo të Thaçit.

Ahmeti, që njihet si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po ftohet në cilësinë e dëshmitarit, por nuk mund të konfirmohet nëse dëshmia e tij ka të bëjë me rastin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, apo jo.