Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje 60-vjeçarin

Një 60-vjeçar ka humbur jetën në Prezë si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:56 ku automjeti me drejtues A. L. aksidentoi 60-vjeçarin që po kalonte në rrugë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra këmbësori ndërroi jetë. Drejtuesi i automjetit me inicialet A. L është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e viktimës.

Shqiptarja.com