Po ktheheshin nga puna/ Tre shqiptarët me “Ford” përplasen fort me një pemë, një grua në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur në Manduria Francavilla Fontana. Një furgon Ford Transit me tre persona doli nga rruga dhe u përplas me një pemë të madhe ulliri. Dy burra dhe një grua, të gjithë me kombësi shqiptare, po udhëtonin drejt Mandurias, kur i riu që drejtonte makinën, ndoshta për shkak të lodhjes, humbi kontrollin e mjetit. Motoristët kalimtarë lajmëruan ndihmën që mbërriti menjëherë dhe morën tre të plagosurit. Një grua 55-vjeçe u transportua në gjendje të rëndë në spitalin Santissima Annunziata në Taranto pasi kishte trauma të kraharorit dhe barkut, ndërsa shoferi me vajzën 25-vjeçare në një spital tjetër jashtë rrezikut për jetën. Tre shqiptarët ishin duke u kthyer nga puna kur ndodhi aksidenti i rëndë.