Dy të vdekur dhe 89 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me COVID-19 në vend.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë vdekur dy persona si pasojë e infektimit me COVID-19.

Po ashtu MSH ka njoftuar se në periudhën e njëjtë kohore janë testuar 560 persona dhe prej tyre 89 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus apo 15.89 për qind e të testuarve.

Sipas MSH-së, aktualisht në vendin tonë janë 1 mijë e 685 raste aktive me koronavirus.