“Po ministre, i kam vërtetë duart me gjak”, Hisen Berisha i tregon Haxhiut këto pamje të luftës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka publikuar një video në profilin e tij në Facebook, duke e përmendur disa herë ministren e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Pretendimi se Hisen Berisha, i ka duart me gjak, tregon dëshpërimin e ministreshës Haxhiu, e cila po bënë e thotë gjëra të dëshpëruara. Po ministreshë, i kam vërtetë duart me gjak”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Por, Ti tregoju shqiptarëve cilin nga këto viktimat e mia, ke mar urdhër me i mbrojtë, apo të gjithë?

Si institucionalist, i ndërtuar mbi patriotizmin shtetëror e kushtetues, njeri i ligjit e diciplinës ushrarake, luftëtarë për liri, drejtësi e demokraci, u impenjova sinqerisht ta shfaq shqetësimin qytetarë për të vëndosur drejtësi për vëllezërit Dehari, Arbenin e Monin, si dhe të gjitha vrasjet enigmë të pas luftës. Por, më befasoi për keq reagimi tejet indikativ, reagimi aq i ashpër ndaj interesimit tim, i ministrës znj. Albulena Haxhiu.