Shala në emër të Thaçit ndan urdhrin hero i Kosovës për Smajl Haradinaj

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së), Migjen Shala, në emër të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin hero i Kosovës për Smajl Haradinajn.

Ai këtë dekoratë ia ka dorëzuar Nasim Haradinajt.

“Sot pata nderin që në emër të presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi ta ndajë dekoratën me urdhrin ‘Hero i Kosovës’ Smajl Haradinajt, familjes Haradinaj – Nasim Haradinaj. Lavdi veprës së Bacës Smajl”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.